PAVIA - I arrestuar me prova "të qarta" në datën 30 korrik 2013, shqiptari Roland Marku, 27 vjeç është lënë i lirë që nga data 10 shtator. Këtë e ka vendosur prokuroria, pasi provat e gjetur nuk e inkriminonin të arrestuarin. E kështu, krimi i ndodhur në 8 maj 2012, ku mbeti i vrarë Edmond Shtjefni ka mbetur për tu zgjidhur.
Krimi ndodhi në një disko në Vigevano, kur lokali ishte plot me njerëz. Pas një viti hetimesh, policia e Pavias kishte siguruar "prova të forta", dhe dëshmitarët kishin identifikuar Markun si të dyshuar, por gjithçka ka rënë poshtë, e kjo çështje duhet që të rihetohet.
"Kur dëshmitarët janë thirrur për të njohur autorin e dyshuar, ka pasur më shumë njerëz që nuk e kanë njohur atë se ata që e kanë identifikuar Markun si të dyshuar", thotë avokati mbrojtës Roberto Grittini. "Arritëm që të bindnim prokurorinë dhe policinë që klienti im nuk ka qenë në atë orë në vendin e krimit", shton avokati për Il Giorno.
Por edhe pse është lënë i lirë, Marku nuk duhet të largohet nga Italia, e për këtë gjykatësi që ka dhënë vendimin për lirimin e tij, ka vendosur që 27-vjeçari shqiptar duhet të paraqitet në polici sa herë i kërkohet.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com