Itali/ I dënuar me mbi 7 vite burg për trafik droge, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Bashkëpunonte me Ndranghetën

Itali/ I dënuar me mbi 7 vite burg për trafik droge, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Bashkëpunonte me Ndranghetën

Foto ilustruese

ITALI - Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar të hënën e 3 qershorit, pasi ishte shpallur në kërkim.

 I identifikuar me inicialet E.M. dhe i dënuar nga gjykata italiane me 7 vjet e 4 muaj burg u në Cerea, ai ishte strehuar në shtëpinë e një tjetër shqiptari.

Sipas mediave italiane, 35-vjeçari ishte pjesë e rrjeti trafiku droge që operonte mes Pulias në Itali dhe Shqipërisë, e cila kishte lidhje me Ndranghetën kalabreze.

Shqiptari ra në rrjetën e autoriteteve italiane në kuadër të hetimeve të Drejtorisë Antimafia të Qarkut të Barit në periudhën 2017-2019 në zonën e Tranit.

Grupi kriminal ku ishte i përfshirë merrej me trafikimin e heroinës dhe marihuanës nga Shqipëria në Itali.

Gjatë aksioneve të shumta policia sekuestroi ngarkesa të konsiderueshme droge të destinuara për Ndranghetën.

Tashmë, shqiptari ndodhet në burgun e Veronës, ku dhe do të vuajë dënimin me burg.

K.M/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit