Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Alba të Italisë, për posedim të lëndës narkotike dhe parave të përftuara nga shitja e saj.
Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, por mediat italiane shkruajnë se shqiptari 34-vjeçar e shiste lëndën narkotike kokainë në disa garazhe të Viale Masera-s. Po të njëjtat media shkruajnë se këto pika janë konstatuar nga policia italiane për shkak se kishte lëvizje të vazhdueshme rreth tyre.
Shqiptari u arrestua vetëm pasi u arrestuan dy persona që dolën nga këto garazhe nën posedim të lëndës narkotike. Fillimisht raportohet se ai u përpoq të fshihej, por tentativa e tij ka rezultuar e kotë.

34-vjeçarit iu gjet gjatë kontrollit 70 gram kokainë të pastër, një peshore elektronike dhe 3 mijë euro që karabinierët i kanë cilësuar si të ardhura droge.
/Shqiptarja.comKomente

