PESARO - Gjykata në Pesaro të Italisë dënoi me nga 14 vjet burg secilin 2 shqiptarët që i hodhën acid avokates italiane, Lucia Annibali. Alistin Precetaj dhe Rubin Talaban, të dy nga 25 vjeç u dënuan me 14 vjet burg, si ekzekutorët realë të sulmit që ndodhi majin e vitit të kaluar.

Ndërkaq, i fejuari i saj, Luca Varani, avokati 37 vjeçar, si nxitësi i dyshuar për sulmin me acid nga Lucia Annibalit, u dënua me 20 vjet burgim. Kur Lucia Annibali doli jashtë sallës, u përshëndet nga duartrokitje.

Rubin Talabani
(Në foto, shqiptari Rubin Talabani i dënuar me 14 vjet burg nga drejtësia italiane)

Avokatët klithën “turp, turp”, pasi kishin kryer disa analiza laboratorike të acidit të gjetur në fytyrën e avokates dhe pretendonin se shqiptarët nuk ishin të përfshirë në këtë incident. Sakaq, Lucia Annibali tha se: "Asgjë nuk mund të ma paguajë, por gjëja e rëndësishme është që unë jetoj jetën time të re."


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)