Ai vendosi t'i japë fund jetës së tij në vendin ku ai ishte përpjekur të realizonte ëndrrën e tij më të madhe, atë të hapjes së një kompanie të specializuar në panaire ndërkombëtare.
Ky ishte sektori që kishte vendosur të merrej Marvin Proshka, tridhjetë e një vjeçari sipërmarrës me origjinë shqiptare, që kishte jetuar në krahinën e Trevisos për disa vite.
Duke filluar nga një fabrikë e vogël në Godega di Sant'Urbano të Italisë, Proshka kishte ngritur kompaninë e tij, Promek Service. Një ëndërr e bërë realitet u rrit gjithmonë e më shumë me kalimin e viteve. Kohët e fundit kompania kishte lëvizur në një zonë tjetër, në rrugën Maggiore Piovesana në Conegliano. Gjithçka dukej se shkonte mirë, por situata fillon të përkeqësohet.
Autoritetet thonë se arsyeja kryesore për vetëvrasjen e Marvin Proshka ishte pikërisht kriza e kompanisë së tij dhe vështirësia për të vazhduar përpara. Në mbrëmjen e së premtes, më 5 janar, 31 vjeçari u mbyll në zyrën e tij duke u vetëvrarë. 
Marvin Proshka
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com







