Itali/ I mori jetën me një kaçavidë bashkëkombësit të tij, 47-vjeçari shqiptar ‘gojëkyçur’ para hetuesve! Nuk pranon të tregojë motivet

Itali/ I mori jetën me një kaçavidë bashkëkombësit të tij, 47-vjeçari shqiptar ‘gojëkyçur’ para hetuesve! Nuk pranon të tregojë motivet

Viktima Ilir Dervashi dhe vendi i ngjarjes

I heshtur dhe me kokën e ulur para hetuesve, autori 47-vjeçar i vrasjes së rëndë në Itali nuk ka pranuar të flasë  para policisë dhe prokurorit dhe të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe para gjyqtarit të çështjes.

Miri Gurra, 34-vjeçari shqiptar i cili i mori jetën me një kacavidë bashkëkombasit të tij Ilir Dervashi nuk ka dhënë asnjë përgjigje për ngjarjen që tronditi Italinë dy ditë më parë, e cila u raportua fillimisht si një vdekje nga një aksident automobilistik.

Mediat italiane, të cilave shqiptarja.com u referohet bëjnë me dije se 34-vjeçari shqiptar Miri Gurra nuk ka pranuar të tregojë arsyet se përse i mori jetën bashkëatdhetarit të tij Ilir Dervishit.

Autori i vrasjes nuk ka pranuar të flasë para policisë dhe prokurorit dhe të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe para gjyqtarit të çështjes. Policia italiane po heton marrëdhëniet mes autorit dhe viktimës, të cilët mesa duket janë njohur përmes miqve të përbashkët shqiptarë, shkruajnë mediat italiane.

Të dy kishin precedentë penalë për drogë dhe krime pronësie. Ndërkohë pritet edhe përgjigja e autopsisë që do të vërtetojë nëse 47-vjeçari ka ndërruar jetë nga goditjet me kaçavide apo vdekja e tij është përshpëjtuar nga aksidenti në të cilin u përfshinë të dy.

Ajo çfarë dinë hetuesit deri më tani është se Gurra dhe Dervishi po udhëtonin bashkë në drejtim të Bolonjës dhe kanë pasur një debat të dhunshëm, arsyet e të cilit janë ende të paqarta. Në kulmin e debatit, Miri Gurra që ishte shofer, goditi Dervishin me kaçavidë.

Gjatë përleshjes mes tyre 37-vjeçari humbi kontrollin e makinës, duke u përplasur me një tjetër automjet dhe duke dalë jashtë rrugës. Shqiptari shpëtoi pa lëndime dhe u vu në pranga nga autoritetet.

Gurra u arrestua mëngjesin e të dielës pasi goditi disa herë më kaçavidë derisa vdiq 47-vjeçarin shqiptar. Fillimisht ngjarja u raportua se vdiq nga një aksident automobilistik, por ekipi i mjekëve konstatoi se viktima kishte humbur jetën pasi ishte vrarë duke u goditur disa herë më kaçavidë në bark. 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë