ITALI - Tre shqiptarë mes tyre një grua qe dyshohet se janë pjesë e një bande kriminale, u arrestuan mbrëmjen e së martës nga policia e Romës në zonën Taddeo Landini. Policia ishte duke patrulluar kur ka parë veprimet e dyshimta të të rinjve.
Fillimisht personat janë larguar me shpejtësi me makinën e tyre drejt rrugës së një fshati afër zonës ku u pikasën. Gjatë ndjekjes, personat që dyshohet se ishin pjesë e një bande kanë nxjerrë armët në dritaret e makinës në përpjekje për të ndryshuar rrugën e patrullës.
Pas arrestimit ka rezultuar se një prej armëve ishte e mbushur dhe gati për të qëlluar mbi policinë. Armët e sekuestruara në momentin e arrestimit janë dy pistoleta Beretta.
Përveç veprimtarisë kriminale të këtij grupi përbërë nga shqiptare, hetuesit janë përqendruar edhe në zbulimin e origjinës së armëve ndersa ka dyshime se do përdoreshin për kryerjen e nje krimi. Të arrestuarit janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjatë paradites.
Ndaj tyre do të zhvillohet hetim i gjithanshëm për të zbuluar nëse kanë lidhje me persona të tjerë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com