Itali/ Ishulli Capri pa ujë, kryebashkiaku ndalon hyrjen e turistëve

Itali/ Ishulli Capri pa ujë, kryebashkiaku ndalon hyrjen e turistëve

Turistë në ishullin Capri të Italisë

ITALI – Nga mëngjesi i sotëm ishulli Capri nuk do të pranojë turistë për shkak të dëmtimit të  rrjetit ujësjellësit.

Ky urdhër është thënë nga kryebashkiaku, Paolo Falco, i cili argumenton se është e pamundur të garantohen shërbimet thelbësore, duke marrë parasysh faktin që numri i vizitorëve në ishull është shumë i lartë.

Kompania përgjegjësia e furnizimit të ishullit me ujë, “Gori”, ka deklaruar se po punohet intensivisht për zgjidhjen e problemit në sistem.

Sipas medias italiane La Repubblica, defekti në rrjetin ujësjellës që i shërben Gadishullit Sorrento dhe ishullit Capri, ndodhi të enjten më 20 qershor në Rrugën Shtetërore 145, në komunën Castellammare di Stabia.

Fillimisht defekti kryesor është rregulluar por më pas kanë lindur disa problematika të reja përgjatë sistemit të cilat ende çojnë në mungesë uji në komunat e gadishullit Sorrento dhe në të gjithë ishullin e Caprit.

Disa dyqane janë mbyllur dhe kanë vendosur tabela informuese për mungesën e ujit.

Ndërsa pritet që furnizimi të rikthehet, administrata ka vendosur të lejojë vetëm banorët të zbarkojnë në ishull.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t’i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Skandali i Onkologjikut, revoltohet Erion Braçe: Kjo që ka ndodhur është çnjerëzore dhe e neveritshme, po ajo shefja që dilte dhe i mbronte çfarë bën, pse nuk ikën?

Skandali i Onkologjikut, revoltohet Erion Braçe: Kjo që ka ndodhur është çnjerëzore dhe e neveritshme, po ajo shefja që dilte dhe i mbronte çfarë bën, pse nuk ikën?