Itali/ Iu gjetën 80 gramë kokainë dhe peshore elektronike, arrestohet 24-vjeçari shqiptar! Pretendon se ishte narkoman, lihet në arrest shtëpiak (Emri)

Itali/ Iu gjetën 80 gramë kokainë dhe peshore elektronike, arrestohet 24-vjeçari shqiptar! Pretendon se ishte narkoman, lihet në arrest shtëpiak (Emri)

Kokaina dhe peshorja elektronike, të sekuestruara

Corfinio- Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane dy ditë më parë (15 Gusht), kurse gjykata ka dhënë masën e arrestit shtëpiak, për posedim dhe shitje të kokainës.

Autoritetet publikuan edhe emrin e të dyshuarit, Hekuran Kalemi, një emigrant rezident në vendin fqinj, që njëkohësisht edhe punonte.

Media e vendin fqinj raporton se ai u ndalua orët e vona të së enjtes, me 80 gramë kokainë të paketuar, peshore elektronike precize dhe disa sende të tjera, në banesën e tij në Corfinio. I riu doli para gjykatës së Sulmonës, teksa gjyqtarja Alessandra De Marco aprovoi masën e shtrëngimit me izolim në banesë, e kërkuar edhe nga prokurori.

Në seancën e mbajtur, Kalemi me ndihmën e një përkthyesi, deklaroi se droga e gjetur në shtëpi ishte e destinuar ekskluzivisht për përdorim personal. Megjithatë, arsyetimi nuk u konsiderua i besueshëm nga gjyqtarja, e cila konfirmoi “indikacionet e rënda të fajit ndaj tij”.

Kurse pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokatja Arselinda Soshi, u përpoq të vinte në dyshim vlefshmërinë e dokumenteve hetimore. Në përfundim u vendos izolimi në banesë dhe refuzimi i lejes që shqiptari të shkonte në punë.

24-vjeçari u ndalua në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për festën e “Ferragosto-s”. Policia njoftoi se hetimet janë ende aktive për rastin, “për të rindërtuar të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës dhe zhvillime të mëtejshme që mund të përfshijnë subjekte të tjera nuk mund të përjashtohen”.

 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët