ITALI - Ka përfunduar autopsia për Orieta Boshin e Shpëtim Hanën të cilët u vranë pak ditë më parë në Akuila të Italisë nga ish-bashkëshorti i Orjetës, Burhan Kapllani.
Autopsia ka konfirmuar brutalitetin e vrasjes së dyfishtë: viktimat janë ekzekutuar pa mëshirë nga një distancë e afërt. Orieta me një plumb pas veshit, Shpëtimi me një goditje në qafë, nga një distancë mjaft e afërt, pavarësisht lutjeve të tyre për t’i lënë gjallë.
Ndryshe nga deklarata e 48-vjeçarit Burhan Kapllani, i cili tha në polici se e pa rastësisht ish-gruan pasi ishte duke shkuar në një dyqan aty pranë për të blerë cigare, sipas hetimeve Kapllani e kishte paramenduar vrasjen. Dhe për këtë arsye ai shiti kompaninë e tij të ndërtimit tek një i afërm në verën e vitit 2012.
Detaje të tjera të dalin nga hetimi i cili bazohet jo vetëm në një vepër penale, por edhe në atë kulturore. Mediat italiane shkruajnë se ajo çka ka ndodhur me çiftin e vrarë është dëshmi e mentalitetit të shqiptarëve që e konsiderojnë gruan si pronë private. Kapllani nuk ka pranuar ndarjen dhe faktin se gruaja dashuronte dikë tjetër.
Tashmë pritet që dy trupat e pajetë të mund të kthehen në atdhe për tu varrosur.
Vrasja e dyfishtë u shënua mbrëmjen e 17 janarit, kur 48-vjeçari Burhan Kapllani ka qëlluar ish-gruan e tij, Orjeta Boshi 36 vjeç ndërsa kjo e fundit gjendej brenda makinës tip Opel Zafira. I dashuri i ri i saj, Shpëtim Hana është qëlluar në shpinë, mbase në një tentativë për t’u larguar.
Orjeta ishte nënë e 4 fëmijëve dhe ishte ende në proces gjyqësor për ndarjen nga bashkëshorti i saj
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO