Itali, kapen 2.3 t marijuanë pranga italianit e shqiptarit
FOTO+VIDEO/Vlera e drogës  

Itali, kapen 2.3 t marijuanë pranga italianit e shqiptarit<br />FOTO+VIDEO/Vlera e drogës  
Sasi rekord droge është kapur në San Benedeto, Itali nga Guardia di Finanza.

2.3 ton kanabis, dy të arrestuar mes tyre një 63 vjeçar italian dhe një 24 vjeçar shqiptar është bilanci i operacionit të kryer në mbrëmjen e të premtes dhe orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Sasia e drogës dhe operacioni konfirmohet dhe nga policia shqiptare e cila deklaron se po kryen hetime intensive me policinë italiane atë kroate dhe malazeze.

Ende nuk ka asnjë të dhënë nga është nisur droga por hetuesit dyshojnë se origjina e saj është bregdeti i Vlorës.

Skafistët i shpëtojnë ndjekjes nga policia
Siç duket edhe nga video e shpërndarë nga policia italiane të gjurmimit të gomones me drogë ajo ka ndjekur itinerarin drejt plazhit të San Benedetos dhe në kthim, ka mundur t'i shpëtojë ndjekjes.

Në cilësinë e provës materiale hetuesit kanë mundur të sekuestrojnë dhe një sasi të konsiderueshme karburanti të vendosur në bidona që do të përdorej për gomonen në kthim.

Vlera e drogës në treg, 20 mln euro
Në rast se droga do të dilte në treg do të kapte vlerën e 20 milionë eurove, ndërsa pritet që edhe në Shqipëri të ketë persona të ndaluar për këtë rrjet të trafikut ndërkombëtar. 

Mediat italiane bëjnë me dije se dy personat e kishin ngarkuar lëndën narkotike në një furgon. Marijuana ishte e ndarë në 40 pako. Policia po ashtu ka sekuestruar edhe 625 litra benzine e ndarë në 73 bidona.

Ajo çka mbetet e paqartë është fakti si arriti ky grup kriminal të çojë një dërgesë kaq të madhe droge?

Vetëm pak orë më parë policia e shtetit bëri bilancin e një operacioni masiv antidrogë në terren duke kontrolluar të gjithë vijën bregdetare shqiptare por nuk u zbulua një sasi e tillë.

Një informacion i vlefshëm për hetuesit italianë dhe ata shqiptarë është dhe kodi i përdorur në këtë trafik.

Siç duket edhe nga pamjet, droga është e paketuar me thasë nga 15-25 kg dhe secili prej tyre ka iniciale të ndryshme sipas personit që do t'i dërgohet dhe
trafikantëve mes tyre janë E.D, T.T, D.T, F.R, I, H.

Të arrestuar nga policia italiane janë K.D 24 vjeç dhe shtetasi italian R.A 63 vjeç, këta dy shtetas janë ndaluar teksa udhëtonin me një furgon pasi kishin marrë drogën në plazhin e San Benedetos.

Njoftimi i Policisë shqiptare:
Në lidhje me një sasi prej 2322 kg lënde narkotike të sekuestruar nga GdF në zonën e San Benedetos Itali ju informojmë se;

Gomonia oqeanike ka mundur të shkarkojë në breg të detit lëndën narkotike dhe është larguar në ujrat detare mes Kroacisë dhe Malit te Zi duke i shpëtuar ndjekies së skuadrave të GdF.

Skuadrat e GdF në afërsi të bregut në zonën e San Benedetos kanë sekuestruar lëndën narkotike të hedhur nga gomonia në një sasi prej 2322 kg e dyshuar marjuanë dhe 625 litra benzinë, si dhe kanë arrestuar dy persona të cilët ishin me një furgon gati për të transportuar lëndën narkotike, konkretisht: shtetasi shqiptar rezident në Itali K.D, 24 vjeç dhe shtetasi italian R. A. 63 vjeç.

Vijojnë hetimet e përbashkëta Itali -Kroaci-Mal i Zi dhe Shqipëri, ku ka një shkëmbim intensiv të informacioneve me policine italiane dhe Guardia di Finanza per hetimin e rastit, por nuk ka elemente që lidhin këtë rast trafikimi me Shqiperinë.

Gomonia ka mundur t'i shpëtojë ndjekjes që ka zgjatur disa orë derisa ka humbur gjurmët në ujërat mes Kroacisë dhe Malit të Zi

Vijon kontrolli në det për gjetien e gomones dhe arrestimin e trafikantëve.
guardia di finanza itali
[gallery]23722[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar