VENEZIA - Dy shqiptarë dhe një grua hungareze janë arrestuar nga policia italiane për trafik droge ndërsa u janë sekuestruar edhe 2 kg lëndë narkotike kokainë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, dy shqiptarët të moshës 25 vjeç janë arrestuar në aeroportin e Venezias, ndërsa gruaja hungareze e moshës 26 vjeç në banesën e saj në San Biagio, e dyshuar si e përfshirë në trafik.
Sipas policisë italiane, tre të arrestuarit e shisnin lëndën narkotike nëpër festat dhe clubet e natës në fundjavë. Gjatë kontrolleve të ushtruara krahas lëndës narkotike, u sekuestruan edhe një armë zjarri, fishekë dhe materiale për paketimin e drogës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com