BRINDIZI- Një sasi prej 940 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë është sekuestrur të dielën në mëngjes në brigjet e brindizit.

Operacioni është kryer nga Guardia di Financa dhe mediat italiane informojnë se droga vinte nga Shqipëria.

Droga ishte paketuar në 39 thasë. Në prangat e policisë kanë përfunduar 9 persona mes tyre 3 shqiptarë emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, si dhe vëllezërit italianë Luigi 40 vjeç dhe Rocco Cofano 48 vjeç të cilët drejtonin kantier detar në Fasano, Gianluca Medico, 22 vjeç, Cosimo De Fazio, 31 vjeç nga Brindizi, si dhe 2 nga Roma e një nga Latina. Mediat italiane nuk jep shumë detaje në lidhje me sekuestrimin e kësaj ngarkese droge.

(sg/shqiptarja.com)