Autoritetet italiane kanë kapur sot sërish 1.5 ton drogë duke e çuar në 3 ton marijuanën e sekuestruar gjatë patrullimeve në det.

Në fakt është mbi 1.5 ton marijuanë sasia e sekuestruar sot nga ana e Gurdia di Finanza në Ciro Marina. Njësia detare ka identifikuar një motoskaf që ishte drejtuar drejt brigjeve Kalabrese dhe është vënë në ndjekje të tij, për ta kontrolluar.

Sapo kanë parë policinë, trafikantët kanë braktisur drogën menjëherë dhe janë futur në ujërat ndërkombëtare. Në operacionin për ndalimin e motoskafit dhe sekuestrimin e drogës është bërë në bashkëpunim të autoriteteve detare të Barit dhe Tarantos.

E njëjta sasi marijuane është kapur nga ana e patrullës detare në brigjet e katanias, duke ndaluar një peshkarexhë 22 metra të gjatë dhe 3 transportuesit italianë, Xhuzepe dhe Sebastiano Kostanco, pronarët e peshkarexhës  edhe Sandro Mirabela, poseduesi i drogës. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)