Një sasi e konsiderueshme prej 44 kg kanabis është sekuestruar nga forcat e policisë italiane në Reggio Emilia, ndërkohë katër persona, njëri prej të cilëve shtetas shqiptar kanë rënë në pranga.
Operacioni i organizuar gjatë ditës së enjte përfundoi me goditjen e “bërthamës” së një grupi që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike për të rinjtë në Reggio Emilia.
Droga dyshohet të jetë shpërndarë edhe në zona të tjera duke marr parasysh sasinë e madhe të sekuestruar.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar është Sabri Kalaj, 28 vjeç, banues në Reggiano.
Përveç sasisë së marijuanës e cila është sekuestruar në një garazh, policia ka bërë të mundur sekuestrimin e një dyzine porcionesh hashashi dhe materiale të tjera.
Mësohet se shqiptarit i është gjetur çelësi i garazhit ku fshihej lënda narkotike.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com