BARI - E konsideronte dyqanin e cigareve si "bankomat" duke e plaçkitur pronarin tri herë në 15 ditë. Pasi u identifikua përfundoi në pranga.  Bëhet fjalë për një 17 vjeçar shqiptar të arrestuar nga karabinierët e Barletës në Itali, pas një flet-arresti të lëshuar nga Gjykata e të Miturve të Barit për grabitje të rëndë dhe të vazhdueshme, si dhe posedim të paligjshëm të armës.

Tre goditjet kriminale të të riut ndodhën në 28 dhe 31 janar, si dhe në 12 shkurt të vitit të kaluar.

I armatosur me një thikë të madhe, i riu kërcënoi për të marrë prej pronarit 700 € dhe disa bileta llotarie e pastaj u zhduk shpejt. Grabitja e fundit është kryer në shoqërinë e një bashkëpunëtori, i cili u arrestua nga policia më 12 mars për një grabitje në tentativë në një bizhuteri.

Hetimi nga ana e policisë u ndihmua nga rregjistrimet audio e video të dyqanit të duhanit , të cilat kanë lejuar identifikimin e të miturit. Gjatë një kontrolli të kryer në shtëpinë e tij iu zbuluan: një thikë me dorezë të gjelbër dhe veshje të njejta me ato të përdorura në plaçkitje. I mituri i arrestuar u shoqëria në Institutin “Fornelli” të Barit.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)