“Ka një bombë në tren”.
Ky ka qenë alarmi i një shqiptari i cili udhëtonte në trenin e linjës Milano-Romë, në Itali mesnatën e kaluar.
Për shkak të kësaj thirrje, treni ka qëndruar i ndaluar për disa orë në stacionin e Firenzes, Santa Maria Novella, ku i është nënshtruar kontrolleve nga forcat e policisë.
Gjithçka ka ndodhur pasi shqiptari është kapur pa biletë nga kontrollori i trenit dhe për shkak të frikës nga penalizimi ka bërtitur se në tren ishte vendosur një bombë.
Faqja online e Hekurudhave italiane ka shkruar se treni ka ndaluar në stacionin toskan dhe të gjithë pasagjerët janë zbritur. Menjëherë aty ka mbërritur policia hekurudhore, skuadra anti-bombë e policisë italiane si dhe një qen nuhatës të cilët kanë kontrolluar të gjithë trenin.
Edhe pse treni i është nënshtruar kontrolleve të rrepta, nuk ka rezultuar asgjë e dyshimtë dhe alarmi ka rezultuar fals.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com