MATERA, 8 dhjetor /ATSH-ANSA/ - Këngëtari i famshëm italian, Giuseppe Mango vdiq sot, i prekur nga një infarkt, ndërkohë që ishte duke mbyllur koncertin e tij në provincën e Materas.
Në notat e para muzikore të "Oro", një nga këngët e tij më të famshme, ngre dorën e djathtë, i drejton publikut të tij një "më falni" para se të ndodhë fatkeqsia ndërsa ishte para pianos. Ajo që ndodhi gjatë këtij koncerti është regjistruar edhe nga një video që gjendet në "YouTube", ku shihen momentet e fundit para se të goditje nga infarkti në përfundim të një koncerti bamirësie të titulluar "Solidaritet dhe integrim: së bashku të ndërtojmë një botë me ngjyra".
Artisti, që ksihte mbushur 60 vjeç në 6 dhjetor, u dërgua menjëherë në spital, ku arriti pa jetë. Përveç familjarëve edhe shumë fansa pasi Mango u ndje keq vajtën menjëherë pranë spitalit, ndërsa në rrjetet sociale janë duke u shfaqur pa fund mesazhe që kujtojnë kanautorin.
Arkivoli u dërgua në Lagoengro (Potenza), qyteti ku ai ka lindur. Sipas njoftimeve më të fundit varrimi i këngëtarit do të zhvillohet për dy ditë, më 10 dhjetor, ora 11, në kishën kryesore të qytetit. Për atë ditë kryebashkiaku, Domenico Mitidieri, ka shpallur zi./
/G.S/
/Shqiptarja.com