ITALI - Nxënësit e huaj, kryesisht nga Shqipëria dhe vende si Maroku, Bosnia dhe Rumania, do të qëndrojnë në klasa të veçuara nga bashkëmoshatarët e tyre italianë.
Do të krijohen kështu, dy lloj klasash, në mënyrë që secila prej tyre të mos e kalojë 30%-it e totalit të nxënësve të regjistruar të asaj moshe, siç është vendosur nga Reforma Gelmini.
Kështu, në Bergamo, në shkollën “Corti” të Kosta Volpinos, do të ngrihet një klasë fillore e përbërë vetëm nga nxënës të huaj. Kjo zgjidhje erdhi nga Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit në këtë rajon, Francesco De Sanctis, pas problemeve të shumta të ditëve të shkuara lidhur me këtë çështje, kur shtatë familje vendase i hoqën nga shkolla fëmijët e tyre, për shkakun se klasat ishin shumë të mbingarkuara me të huaj.
Ndaj, mëngjesin e të martës, 14 fëmijë të huaj, shqiptarë dhe të ardhur nga Maroku, Bosnia dhe Rumania - pjesa më e madhe e lindur në Itali - janë paraqitur për të filluar shkollën, në një klasë më vete të ndarë nga bashkëmoshatarët italianë.
Redaksia online
(Elvana Bilali.ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com