Itali/ Ktheu vilën trekatëshe në fermë marijuane, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! E përshtati si laborator me pajisje të sofistikuara, sekuestrohen 90 kg drogë

Itali/ Ktheu vilën trekatëshe në fermë marijuane, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! E përshtati si laborator me pajisje të sofistikuara, sekuestrohen 90 kg drogë

Guardia di Finanza gjatë një operacioni

Itali- Guardia di Finanza e Vicenza finalizoi një operacion antidrogë i koduar 'Clean Crazy' (Pazze Pulite, Pastrim i çmendur), gjatë të cilit zbuloi një bazë të kultivimit të lëndëve narkotike dhe arrestoi një shtetas shqiptar. 

Autoritetet thanë se agjentët identifikuan dhe sekuestruan një fermë dhe godinë trekatëshe në Monte di Malo. Një pronë që ishte përdorur si një laborator i vërtetë për kultivimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës.

Origjina e operacionit nisi pas informacioneve të marra nga hetuesit, për 28-vjeçarin shqiptar, i cili ishte vënë re edhe nga disa qytetarë të alarmuar nga vajtja e tij e vazhdueshme në shtëpi në fermë, e cila dukej e braktisur. 

Ata e kanë ndjekur hap pas hapi të dyshuarin, i cili shkonte në këtë pronë me furgon edhe gjatë natës, ku në një rast është parë duke shkarkuar thasë me dhe apo pleh.
Në bazë të asaj që u konstatua, është kryer një kontroll brenda shtëpisë së fermës. 

Hetuesit vunë re gjatë kontrollit në ambiente se në veçanti ishin bërë modifikime në mure, për t'i bërë hapësirat të përshtatshme për kultivimin, tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike. E gjithë kjo edhe nëpërmjet instalimit të një sistemi të fuqishëm ventilimi, lagështimi, vaditjeje dhe ndriçimi. I gjithë sistemi u zbulua se fuqizohej nga disa panele elektrike rudimentare dhe instalime elektrike pa as edhe masën më të vogël të sigurisë. 

Në fund të operacionit, u sekuestruan 103 bimëve marijuanë në vazo, me peshë mbi 60 kg, pothuajse 30 kg marijuanë të tharë dhe sytha, për një peshë totale të lëndës narkotike të barabartë me 90 kg, si dhe dy telefona celularë, shkruan "Altovicentinonline".

Më tej, shtëpia në fermë e përdorur si laborator rezultoi se ishte pronë e shtetasit shqiptar dhe iu nënshtrua sekuestrimit parandalues emergjent. Pas veprimeve proceduriale të Prokurorisë, 28-vjeçari shqiptar u arrestua dhe izolua në Burgun e San Pio.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani