Pasuria e bosit të kokainës Bledar Pajana, i cili njihej në Itali me pseudonimin edhe si “Messi i Shqipërisë” për shkak të ngjashmërisë me lojtarin e Barcelonës, është konfiskuar nga ana e autoriteteve të vendit fqinj.
 
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, Prokuroria e Breshias ka konfiskuar pasurinë e “Messit shqiptar” e cila arrinte në vlerën e rreth 1 milion eurove.
 
Sipas mediave italiane, pasuria e bosit të drogës përfshin një kompani ndërtimi, një pronë banimi, disa llogari bankare si dhe makina luksoze.
 
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se “Messi shqiptar” fshihej pas firmës së ndërtimit e cila në fakt prej kohësh nuk operonte.
 
Bledar Pajana u kap dhe u ekstradua në Holandë më 20 mars, pasi kishte futur në Itali 20 kilogramë kokainë. Sipas hetimeve të kryera nga autoritetet italiane, shqiptari ishte në gjendje që të fuste në Itali mbi 200 kilogramë kokainë në muaj. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)