TIRANE- Policia italiane ka shkatërruar një bandë trafikantësh droge në Raguza të Siçilisë. Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se në pranga kanë përfunduar 13 persona, mes të cilëve italianë, tunizianë dhe një shqiptar që konsiderohej si koordinatori i tregtisë së drogës. Gjatë operacionit u sekuestruan sasi të konsiderueshme drogërash të ndryshme. Mes të të arrestuarve, policia italiane ka bërë të ditur se ndodhen 7 italianë, 5 tunizianë dhe një 24-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Alket Bezhdili.
Operacioni
Operacioni i policisë i koduar nën emrin “Supermarketi i drogës”, u finalizua edhe me sekuestrimin e sasive të konsiderueshme lëndësh të ndryshme narkotike, si hashash, marjuanë, kokainë (që përmendej me emrin e koduar “këpuca”), amfetaminë e ekstazi. Lënda narkotike mësohet se u sekuestrua në një bar në Raguza, që konsiderohej si supermarketi i drogës. Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në klube nate. Arrestimet u kryen me urdhër të prokurorisë së Raguzës, që kishte nisur hetimet rreth këtij grupi që në janar të këtij viti, kur u sekuestruan rreth 3 kilogramë hashash dhe u arrestuan 3 tunizianë në një lokalitet pranë Raguzës.
Koordinatori
Sipas të dhënave të publikuar nga mediat italiane, mësohet se 24-vjeçari shqiptar Alket Bezhdili, ishte pika e kontaktit dhe koordinohej me klientët për shitjen e drogës. Nga telefonatat që bënte me klientët, autoritetet italiane theksojnë se ai konsideronte veten me mburrje si “supermarket i drogës”, për aftësitë e tij për të furnizuar klientët me çfarëdolloj sasie dhe droge që dëshironin. Mediat italiane theksojnë se ai nuk reshtte së shituri drogë, pavarësisht se ishte vënë nën arrest shtëpie, i dyshuar si trafikant i lëndës narkotike.
Hetuesit italianë thanë gjithashtu se droga ekstazi, e sekuestruar në sasi të mëdha në barin ku magazinohej, ishte e një lloji të veçantë që nuk qarkullonte në treg prej vitesh. Për këtë arsye, gjatë këtij viti, policia italiane ka zhvilluar kontrolle të vazhdueshme në diskotekat dhe lokalet e natës në zonën e Raguzës. Ndërkohë, 24-vjeçari shqiptar mësohet se është arrestuar nga policia italiane disa muaj më parë i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa ishte lënë na mësën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Edhe pse ai qëndronte me këtë masë sigurie, ai vazhdonte të shprndande sasi të mëdha drogërash nëpër lokale nate apo vente të tjera në Itali.
Redaksia Online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com