Itali- Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga karabinierët e stacionit të Porto d'Ascoli, pasi u kap me një sasi lënde narkotike, gati për shitje.
karabinierët hasën lëvizjet e dyshimta të të riut dhe e ndoqën. Por në momentin që e kuptoi se ishte vënë re, nxori nga xhepi një kuti të vogël plastike, duke u përpjekur ta hiqte pa sukses, pasi lëvizja e shpejtë për ta rrëzuar në tokë u vu re nga policia, e cila e gjeti atë dhe konstatoi se brenda kishte 17 mbështjellje kokaine.
Nga kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e shqiptarit u zbuluan edhe 112 doza të tjera kokainë, me një peshë totale prej 100 gramësh, shkruan "Cronachemarche".
Droga u sekuestrua, së bashku me një telefon dhe një mijë euro cash. Të riut shqiptar i është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie nga organet e drejtësisë.