ITALI- Edlira Dobrushi, 37-vjeçarja nga Shqipëria, ka tentuar të mbysë veten në qelinë ku dhe vuante dënimin. Shtetasja shqiptare u shpëtua nga roja i sigurisë së burgut pasi kishte vënë re diçka të çuditshme në qelinë e saj.

Menjëherë e burgosura u shoqërua nga policia, e cila e dërgoi për në spitalin e Comos edhe pse ka qënë në gjendje të mirë shëndetësore kur ka mbërritur aty.

Edlira Dobrushi po vuan dënimin në qelinë e burgut Bassone, në Como të Italisë, pasi në datën 9 mars, vrau në mënyrë makabre me thikë tre vajzat e saj të moshës, 3, 10 dhe 13-vjeç. 


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)