Itali, media: Renzi i Tiranës fiton
Shqipërinë, mbyllet era Berisha
Gazeta italiane "Il Giornale" ka analizuar sot, fitoren e zgjedhjeve në Shqipëri nga mazhoranca e re dhe Edi Rama, njeriun që ajo e quan "Renzi i Shqipërisë" apo dhe 'Renzi i Shqiponjave", duke e krahasuar me kryebashkiakun e Firences, Matteo Renzi.
Gazeta italiane "Il Giornale" ka analizuar sot, fitoren e zgjedhjeve në Shqipëri nga mazhoranca e re dhe Edi Rama, njeriun që ajo e quan "Renzi i Shqipërisë" duke e krahasuar me kryebashkiakun e Firences Matteo Renzi. Në analizën kushtuar zhvillimeve në vendin tonë, thuhet:
Më shumë se një muaj nga rinumërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nxorën fitues koalicionin e udhëhequr nga socialistët e Edi Ramës ish-kryebashkiak i Tiranës, Sali Berisha - kryeministri në ikje dhe udhëheqësi historik i PD-s këmbëngul në një rinumërim të fletave të votimit duke kërcënuar për të mos e njohur rezultatin e zgjedhjeve dhe maxhorancën e re.
"Por, si ka ndryshuar “vendi i shqiponjave” në njëzet vjetët e fundit? Imazhet, që dy dekada më parë bënin rimë me emigracionin dhe dëshpërimin, i bashkohen vizitës së parë të një Pape që nga viti 1400 e deri më sot, kur papa Giovani i dytë përshëndeti turmën në gjuhën shqipe.
Më 5 korrik,
KQZ-ja dha rezultatin e zgjedhjeve, por disfata elektorale e Partisë Demokratike të Berishës ishte vetëm prologu i asaj që do të ndodhë më vonë.
Pas tetë vitesh në pushtet, partia më e madhe e krahut të djathtë po kalon një fazë rinovimi të detyruar, shkaktuar edhe nga fitorja e Ramës.
Mbi ish-kryebashkiakun e Tiranës, kritikat janë të përziera: disa i kanë vënë epitetin Renzi i Shqiponjave.
Koalicioni i Ramës, Aleanca për një Shqipëri Evropiane që siguroi 84 vende, duhet gjithashtu të falënderojë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim të Ilir Metës, e cila fitoi më pak se 16 vende, por katërfishoi ato të marra në vitin 2009.
Edi Rama, është shprehur se mandati i tij si kryeministër do të karakterizohet nga dëshira për integrim në Evropë dhe synimi për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga kriza e thellë më të cilët po përballet.
Një përgjigje qëndron në një postim të kryeministrit Berisha në Fb, ku ai është akuzuar se ka përdorur investimet e huaja si slogane zgjedhore. "Dikush e quajti mashtrim zgjedhor,"- shkruan Berisha, duke e akuzuar kundërshtarin e tij që kishte vënë në pikëpyetje, ekzistencën e transaksionit. Por përtej ngjyrës politike të qeverisë së re, dy projekte tashmë kanë nisur: hidrocentralet dhe puset e naftës.
Shqipëria përshkohet nga 7 lumenj edhe pse shtrihet në vetëm 28 mijë km katrorë. Duke filluar që tani e deri në fund të vitit, qeveria do të japë 300 koncesione për shumë hidrocentrale, një biznes ku mund të marrin pjesë edhe sipërmarrës italianë. Së dyti, interesant është rasti i Albpetrolit, shfrytëzimi i kompanisë së naftës nga kompanitë italiane, një ujdi prej qindra milionë eurosh."
Botuar sot nga gazeta italiane "Il Giornale"
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.5%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5197
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40