TIRANE- Ëndërronte që të vizionte Italinë që kur ishe e vogël. Por veçanërisht, Venecian, dhe Firencen, qytete të artit, që i kishte parë nga televizionet shqiptare, vende që e kishin magjepsur edhe gjatë kohës kur ajo shkonte në shkollë. Për këtë arsye studentja shqiptare, që njëkohëshit punonte edhe si modele dhe estetiste në Shqipëri, kur një mike e saj i kishte prozuar të udhëtonin së bashku nga Tirana në Milano, kishte pranuar menjëherë dhe me entuziazëm.

Në realitet, ai që duhej të ishte udhëtim për qejf për Anjan (emri është i ndryshuar) 22 vjeçe, studente në Tiranë, ishte kthyer në një udhëtim makthi. E mashtruar ajo ishte çuar në Itali për të dalë dhe shitur trupin në rrugë, nën kërcënimet e një organizate kriminale shqiptare.  

E gjithë kjo histori kishte nisur që në mars të këtij viti, kur Maria (edhe ky emër është i ndryshuar), mike e Anjas me të cilën ishte njohur në një prej lokalave në Tiranë, i kishte mbushur mendjen studentes që të shkonte me të në Itali. “Do të jesh mikeshë në shtëpinë e babait tim në Torino. Por fillimisht do të shkojmë në Milano ku duhet që të bëj disa vizita. Përse nuk vjen me mua?”, ishte ftesa e Marias. Kur Anja ka mbërritur në aeroport, në 21 mars, është përballur me surprizën e parë. Së bashku me Marian, ishte edhe dy të rinj, shqiptarë. Njëri prej tyre, ishte prezantuar si i fejuari i mikeshës dhe kishte hipur në avion së bashku me dy femrat. Ishte ulur pranë 22-vjeçares dhe menjëherë i kishte kërkuar që t’i dorëzonte pasaportën dhe biletën.

Sapo janë ulur në aeroportin e Malpensas, dyshimet e vajzës ishin bërë të qarta. Duke i pritur ishte edhe një tjetër shqiptar, edhe ai i arrestuar më pas, që i kishte çuar me makinë deri në Rozzano. Destinacioni: Një lokal në lagjen popullore në rrugën Tevere. Në mbrëmje, realiteti i ka dalë para syve pa doreza. Anja është shoqëruar në një ambient tjetër, ku është përballur me marrëdhëniet seksuale të Marias me klientët, sigurisht nën vëzhgimin e tutorëve të saj. “Sonte ti do të mësohesh, por ama nesër do të dalësh edhe ti të punosh”, i kishte thënë, tutori Anjas. Për ta bindur të bëjë këtë “punë”, ishte kërcënuar me vdekje jo vetëm ajo, po i kishin thënë se do të ndëshkohej dhe familja e saj.

Por ky makth kishte përfunduar vetëm pas 1 jave. Mbrëmjen e 29 marsit, kur vajza shqiptare kishte mundur që ti telefonte një mikut të saj shqiptar, që ndodhej në Itali, i cili i ka thënë që të merrte në telefon karabinierët. Një shofer, po shqiptar e kishte parë duke qarë në rrugë dhe në kohën kur ajo ishte duke telefonuar. E ka marrë në makinë dhe e ka shoqëruar për në stacionin e karabinierëve në Binasco. Anja dhe vajzat e tjera, 3 shqiptare dhe një polake, tani ndodhen në një komunitet të mbrojtur në Itali, ndërsa banda me 5 anëtarë u shkatërrua nga dëshmitë e tyre. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)