Tre gra mbetën të vdekura dhe katër persona të plagosur pas ngjarjes së regjistruar një ditë më parë në Itali, ku një person i qëlloi për konfliktet mbi pronën. Të tjera detaje janë zbardhur nga mediat italiane mbi ngjarjen e rëndë, ndërsa një prej viktima mësohet se ishte mike e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.
Ngjarja u regjistruar rreth orës 09:30 të mëngjesit në Romë, në lagjen Fidene, në zonën verilindore të kryeqytetit. Autori, Claudio Campiti, tashmë i arrestuar nga autoritetet, hyri në bulevardin e jashtëm të një lokali duke qëlluar me armë në drejtim të disa njerëzve. Sipas mediave italiane, shkak është bërë mosmarrëveshja për pronën. 57-vjeçari nuk kishte pranuar të paguante shpenzimet e konsorciumit, pjesë të cilit janë 200 anëtarë.
Viktima kanë mbetur Sabina Sperandio, 71, Elisabetta Silenzi, 55 dhe Nicoletta Golisano , 50 vjeç. Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe katër persona të cilët u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Mes të plagosurve, një grua është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, e cila ka marrë plagë në kokë dhe tashmë është në reanimacion në Sant'Andrea . Gjithashtu, një 65-vjeçar, i cili u sëmur gjatë të shtënave, u shtrua në gjendje shoku në spitalin e Pertinit.
Autori Claudio Campiti
Autori i kësaj ngjarje është identifikuar 57-vjeçari Claudio Campiti. Ai është dërguar në një stacion policie në jug të Romës për t'u marrë në pyetje, por ai ka heshtur para hetuesve duke mos iu përgjigjur ansjë pyetje. Në momentin e arrestimit, 57-vjeçarit iu gjetën gjithsej 170 fishekë. Sipas asaj që mësohet, ai ka qëlluar shtatë deri në tetë herë në drejtim të viktimave. Prokuroria Publike e Romës kundërshton rrezikun e arratisjes nga ana e 57-vjeçarit, por në momentin e arrestimit atij i janë gjetur pasaporta, rroba në një çantë shpine dhe gjashtë mijë euro para kesh.
Dëshmitë
Konflikti ishte për konsorciumin Valle Verde, në liqenin Turano, një zonë turistike rezidenciale. Nënkryetarja e Konsorciumit Luciana Ciorba e pranishme edhe gjatë të shtënave ka rrëfyer se Claudio Campiti hyri i armatosur në lokal duke u thënë se do t’ju vras të gjithëve. Sipas saj autori nuk ka pranuar të paguante shpenzimet e konsorciumit, pjesë të cilit janë 200 anëtarë.
“Ai hyri në mbledhjen e buxhetit të vitit të ardhshëm dhe tha ‘Do t'ju vras të gjithëve’. E dëgjova këtë fjali”, thotë një banore.
Më pas duket se arma u bllokua dhe disa anëtarë të konsorciumit u hodhën mbi të, e çarmatosën dhe e hodhën në tokë. Ai ka krijuar gjithmonë probleme, nuk ka dashur të paguajë shpenzimet e konsorciumit. Kemi bërë disa ankesa ndaj tij, për kërcënime, në karabinierë dhe në prokurorinë e Rietit”.
Sipas dëshmitarëve, kjo nuk ishte hera e parë që 57-vjeçari nuk ka pranuar të paguajë shpenzimet. Ato kanë denoncuar edhe më parë në polici këtë rast, por zëri i tyre nuk ëhstë dëgjuar.
Shokët e dhomës së autorit të masakrës së Romës e quajnë “agresiv”, thonë se ai ecte gjysmë i zhveshur në rezidencë.
“Një vit e gjysmë më parë e denoncuam për kërcënime, edhe nëse askush nuk na telefononte për të dëgjuar historinë tonë. Ai ishte bërë agresiv dhe madje i pahijshëm, qarkullonte gjysmë i zhveshur edhe kur kishte fëmijë. Përfundimi është se ai nuk donte të paguante atë që duhej dhe kjo kishte vazhduar për një kohë të gjatë. Jemi të shokuar. Ky njeri është i kthjellët, jo i çmendur .'
Një çift thotë se 57-vjeçari kishte kërcënuar një vit më parë disa fëmijë se do t’i vriste , vetëm përse kishin kaluar pranë pronës së tij,
“Për të kuptuar se kush është, mjafton të kujtojmë një episod të verës së kaluar. Konsorciumi kishte ndërtuar një fushë volejbolli për fëmijët, të cilët një ditë rastësisht kaluan pranë pronës së tij. Ai doli, i kërcënoi se do t'i vriste dhe fëmijët u trembën shumë. Janë bërë shumë ankesa, por asnjë nuk është ndjekur”.
"Unë do të isha viktima e katërt"
Të shtënat u ndalën falë një 67-vjeçari, aktualisht i plagosur dhe i shtruar në spitalin Gemelli, i cili u tha hetuesve: “U hodha mbi të dhe e bllokova”. Duke kujtuar minutat dramatike të të shtënave, ai shtoi: “Ai qëlloi të shtënën e parë, pastaj plumbin e dytë, duke vrarë personin e dytë. Më pas ai qëlloi gruan e tretë, e cila ndërroi jetë. Unë do të isha i katërti, por ndërhyra”.
Giorgia Meloni: "Viktima ishte shoqja ime"
Një prej viktimave Nicoletta Golisano ishte mike e kryeministres Italiane Giorgia Meloni. Teksa ka ndarë një foto me të, Meloni ka bërë edhe një dedikim prekës për miken e saj.
“Nicoletta ishte një nënë mbrojtëse, një shoqe e sinqertë dhe e matur, një grua e fortë dhe e brishtë në të njëjtën kohë. Por ajo ishte mbi të gjitha një profesioniste me një ndjenjë të pazakontë të detyrës. Ishte pikërisht ndjenja e detyrës që e solli atje, një mëngjes të së dielës, ku një burrë po priste që të vriste me armë zjarri, së bashku me dy gra të tjera, gjatë një takimi të bashkëpronësisë në Romë. Nikoleta ishte shoqja ime. Ajo la burrin e saj Giovanni dhe një djalë të mrekullueshëm dhjetëvjeçar, Lorenzo. Bashkë me tuajat janë shkatërruar edhe familje të tjera, të cilave u shpreh gjithë afërsinë time”. Meloni përfundon duke shkruar: “Nicoletta ishte e lumtur dhe e bukur me fustanin e kuq që kishte blerë për festën e ditëlindjes së saj të pesëdhjetë disa javë më parë. Për mua ajo do të jetë gjithmonë e bukur dhe e lumtur kështu. Të dua".
Autori Claudio Campiti dhe foto nga vendi i ngjarjes
Të tjera detaje janë zbardhur nga mediat italiane mbi ngjarjen e rëndë që u regjistrua një ditë më parë, ku një person për shkak të konflikteve për pronësinë qëlloi për vdekje tre gra dhe plagosi katër persona. Një prej viktima mësohet se ishte mike e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.
Meloni ka ndarë një foto me viktimën Nicoletta Golisano, ndërsa i ka bërë edhe një dedikim prekës.
“Nicoletta ishte një nënë mbrojtëse, një shoqe e sinqertë dhe e matur, një grua e fortë dhe e brishtë në të njëjtën kohë. Por ajo ishte mbi të gjitha një profesioniste me një ndjenjë të pazakontë të detyrës. Ishte pikërisht ndjenja e detyrës që e solli atje, një mëngjes të së dielës, ku një burrë po priste që të vriste me armë zjarri, së bashku me dy gra të tjera, gjatë një takimi të bashkëpronësisë në Romë. Nikoleta ishte shoqja ime. Ajo la burrin e saj Giovanni dhe një djalë të mrekullueshëm dhjetëvjeçar, Lorenzo. Bashkë me tuajat janë shkatërruar edhe familje të tjera, të cilave u shpreh gjithë afërsinë time”. Meloni përfundon duke shkruar: “Nicoletta ishte e lumtur dhe e bukur me fustanin e kuq që kishte blerë për festën e ditëlindjes së saj të pesëdhjetë disa javë më parë. Për mua ajo do të jetë gjithmonë e bukur dhe e lumtur kështu. Të dua", shkruan Meloni.
O idioter te mjere... Po Duhet Vendosur DENIMI ME VDEKJE i sistemit te tmerreshem, masakrues dhe super te poshter, qe eshte plehra qe quhet 'sistemi kapirtadhist' dhe 'prona private', qe jane burimi kryesor dhe i vetmi i te gjitha tragjedive dhe katastrofave ne te gjithe Boten mbare.
PërgjigjuLum ata qe nuk shkojne ne mbledhjet e banoreve te pallatit.
PërgjigjuA i mori paret tani ku budalla, pasi vrau tre gra? Per ca si ky duhet kthyer denjmi me vdekje
Përgjigju