PESARO- Një motër e ministres italiane të integrimit Cecile Kyenge,është dërguar në gjyq pasi akuzohet se ka rrahur dhe ofenduar një shqiptare, të cilën e kishte komshi.
Dora Kyenge, 46 vjeç akuzohet se ka goditur me grushta dhe kërcënuar për vdekje shqiptaren Afërdita Beqiri. Të dyja banonin në shtëpi sociale në Ginestreto.
Ngjarja ka ndodhur më 18 prill, ndëkohë që shqiptarja kishte bërë denoncimin një muaj më pas. Nuk dihen ende se kush ishin shkaqet e sherrit, por sipas shqiptares Dora Keyenge e kishte goditur me një grusht në fyt, dhe e kishte kërcënuar për vdekje. Madje e kishte ofenduar duke i kujtuar se ishte shqiptare dhe në fund i kishte thënë: “I kam shpatullat e mbrojtura pasi kam motrën në Parlament”
Dhjetë ditë më pas deputetja Cecile Kyenge betohej si ministre e Integrimit e qeverisë Letta.
FAJI I NJË BICIKLETE
Mendohet se shkak i sherrit mes dy grave ka qenë një biçikletë. Shqiptarja donte ta mbështeste në murin e një kompleksi vilash të vogla, por Dora nuk pranonte pasi e konsideronte murin si pjesë e pronës së saj, dhe jo pasuri e përbashkët. Për këtë dy gratë fqinje kishin shpesh konflikt.
“Klientja ime kërkon të nënvizojë se ministrja e Integrimit Keyenga nuk ka të bëjë fare me këtë ngjarje, ” ka thënë avokatja e Beqirit, Rosaria Cipolletta.
Në Pesaro Dora Kyenge, një nga 38 motrat dhe vëllezërit e ministres së Integrimit punonte si rrobaqepëse me kontratë me kohë të pjeshme. Edhe në maj të 2008 Dora ishte bërë objekt për median pasi i ishte drejtuar Lega Nord për ta ndihmuar për të marrë banesat publike, të cilat në atë kohë kishin qenë të zëna nga një familje marokene.
Gazeta lokale italiane “Il Resto del Carlino” thotë se ende nuk është caktuar data se kur motra e ministres së Integrimit do të dalë para gjykatës së Pesaros.
Dora shpesh është prezente në ceremonitë zyrtare me të motrën. Ajo ishte e pranishme dhe në ceremoninë e 28 majit 2013 kur në Pesaro motra e saj ministre e Integrimit Cecile Kyenge i dorëzoi shtetësinë 80 fëmijëve emigratë të cilët kishin lindur në Itali.

(Ne foto, Dora, djathtas dhe majtas ministrja e Integrimit)

(Ne foto: Dora, motra e ministres së Integrimit)
/Shqiptarja.com