TERAMO - Tre emigrantë shqiptarë janë arrestuar në flagrancë nga policia italiane pasi akuzohen për disa vjedhje makinash. Arrestimi i Ernald Taçit, 27 vjeç, Mark Nikollës, 23 vjeç dhe Ndue Lokut, 27 vjeç, është bërë në një makinë të vjedhur në Teramo.

Sipas policisë, drejtuesi i makinës është një person me precedentë penalë.

Tre shqiptarët, kishin udhëtuar me një makinë me targa shqiptare të cilën më pas e kishin parkuar. Të tre shqiptarët më pas kishin vjedhur një makinë Volksvagen Golf duke u larguar me shpejtësi.

Pasi kishin udhëtuar për 200 metra ata e kishin lënë makinë e vjedhur ishin kthyer për të marrë makinën Benz. Në këtë moment janë ndaluar nga policia dhe akuzuar për disa vjedhje.

itali arrestohen
(Në foto: 3 të arrestuarit në flagrancë nga policia dhe dorezat që përdornin për të vjedhur automjetet)

Redaksia online
(ac/a.ç/shqiptarja.com)