Një operacion në shkallë të gjerë kundër klanit mafioz, Mazzei, i njohur edhe si "Carcagnusi", po zhvillohet në Katania nga pjesëtarë të Drejtorisë Investigative Antimafia (DIA), në bashkëpunim me karabinierët. Hetuesit po zbatojnë një urdhër gjykate për arrestimin e drejtuesve të këtij klani. Gjatë këtij operacioni pritet që DIA të sekuestrojë aktivitete të ndryshme kompanish të dyshuara, veprimtari tregtare dhe prona të patundshme./ a.jor.