ITALI - Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri mes dy bandave të armatosura në rrugën Oxilia të Milanos, që sipas policisë italiane ka pasur të bëjë me disa llogari të pambyllura mes dy grupeve kriminale.
Sipas policisë italiane, ngjarja ku kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë shqiptarë, 25 dhe 33 vjeç ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë dëgjuar krismat dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur karabinierët dhe ambulanca që ka dërguar dy shqiptarët në spital.
Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën, pasi ishin qëlluar në këmbë. Nga hetimet e para bëhet fjalë për llogari të pambyllura mes dy grupeve kriminale. Autorët të cilët kishin mbërritur aty me një makinë janë larguar pa u kapur.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com