Itali/ Përfundon gabimisht në një fabrikë këpucësh, sekuestrohet 80 milionë euro kokainë

Itali/ Përfundon gabimisht në një fabrikë këpucësh, sekuestrohet 80 milionë euro kokainë

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një sasi e konsiderueshme droge, me vlerë në treg 80 milionë euro, është gjetur në provincën e Vicencës,  e fshehur në një kontenier që po udhëtonte nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

Sipas mediave fqinje, është zbuluar 690 kg kokainë e pastër, që gabimisht i është dorëzuar një fabrike këpucësh. Policia Italiane është njoftuar pikërisht nga pronari i fabrikës, fill pas momentit që automjeti ka mbërritur gabimisht në ambientet e punës së tij. Si pronari i fabrikës ashtu dhe shoferi që ka transportuar kontenierin deri në fabrikë, rezultojnë të mos kenë lidhje me këtë trafik ndërkombëtar droge.

Lënda narkotike, e cila ka përshkuar fillimisht destinacionin Brazil-Portugali dhe më pas ka hyrë në portin e Livornos, dyshohet se ka qenë për llogari të një grupi të strukturuar kriminal të cilët kishin bërë marrëveshje me një amerikano-jugor.

Policia italiane ka nisur hetimet, por deri më tani është treguar tepër diskrete sa i takon dhënies së informacioneve. Porti i Livornos, ku ka hyrë edhe kontenieri me 690 kg kokainë, është shndërruar gjatë viteve të fundit në një udhëkryq të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut drejt Italisë dhe më pas drejt Europës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim