ITALI-Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e Pashkës pas një aksidenti rrugor.
Bëhet fjalë për Dorian Alikollari që jeton me familjen në Udine. Shqiptari u aksidentua në rrugën që të çon për në Pradamano.
Aksidenti i të riut është njoftuar nga disa shoferë rreth orës 22:50 të cilët kanë parë një automjet që është përplasur me një pemë.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia dhe ambulanca por ekipet e shpëtimit nuk mund të bënin asgjë për shqiptarin.
Në vendin e aksidentit më pas mbërritën edhe të afërm të viktimës.
Shqiptari po udhëtonte me një automjet të tipit "Wolksvagen golf" në momentin që është përplasur për vdekje.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com