ITALI- Rreshjet e dendura të shiut kanë goditur Italinë qëndrore dhe jugore, ndërsa përmbytjet kanë shkaktuar të paktën 5 viktima. Frika është e madhe se numëri i viktimave mund të rritet. Përmbytjet më të mëdha kanë ndodhur në Palermo, Campania dhe Puglia.
Në Sicili alarmi për përmbytjet është i kuq e sipas meterologëve rreshjet e shiut do vazhdojnë edhe për dy ditë. Rreziku është i lartë në gjithë Italinë pasi rrëshqitjet e dheut e kanë bërë ndërhyrjen e autoriteteve më të vështirë.
Shumë shkolla janë mbyllur, shtëpi të shkatrruara e rrugë të bllokuara. Qindëra njerëz janë evakuar nga shtëpitë e tyre nëpër qendra të strehimit të ngritura nga autoritetet. Banorëve të zonave të përmbytura i'u është bërë thirrje të qëndrojnë në katet e larta të banesave si dhe të evitojnë daljet e panevojshme në rrugë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO