Itali,pjesë e trafikut të drogës,
arrestohet shqiptari dhe e dashura

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi dyshohen si pjesë e një aktiviteti në trafikun e drogës.

Shqiptari 35-vjeçar me inicialet X. A., dhe e dashura e tij 23-vjeçare M. G., kishin kohë që merreshin me këtë aktivitet, pasi hetimet nisën që në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Mediat italiane shkruajnë se pas një kontrolli në rrugën Belforte të qytetit të Vareses iu zbuluan 332 gramë kokainë, 144 gr hashash,  12 mijë euro etj.

Ndërkohë policia vendase ka deklaruar se aktiviteti i tyre përfshinte një rrjet të madh me dhjetëra blerës dhe se vajza në këtë histori, që dukej se ishte e nënshtruara, në fakt ishte një pjesë e rëndësishme e rrjetit.

Ishte pikërisht ajo që kontaktonte klientët dhe merrte urdhra nga i dashuri shqiptar. Të dy u arrestuan ditën e sotme, pas provave të gjetura nga policia, shkruan “VaressePress”.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti