ITALI- Një shqiptar u arrestua teksa po martohej, duke e shndërruar kështu 27 shkurtin nga dita më e bukur e jetës së tij, në atë më të trishtuarën. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në komunën Civitanova të Italisë, policët arrestuan në altar 30-vjeçarin shqiptar me inicialet E.V, rezident prej vitesh në Itali.

Kështu, nuses së tij, rumunes 23 vjeçe do t’i duhet të presë ende derisa ta realizojë ëndrrën e saj. Në vitin 2012, nga autoritetet në Bari ishte lëshuar një urdhër për dëbimin e tij nga ky shtet si dhe në pasaportë ishte vulosur ndalimi i hyrjes për 5 vite, pra deri në 2017-ën.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)