ITALI - Kryeministri Italian Mateo Renzi përmes një videomesazhi ka deklaruar se tashmë, të gjithë ata persona që dënohen për korrupsion, do të dënohen minimalisht me 6 vite burg, nga 4 që ka qenë më parë dhe do të rikthejnë deri në qindarkën e fundit të vjedhjes së tyre.
Kreu qeverisë italianë është shprehur i bindur se fenomenit të korrupsionit, i duhet dhënë fundi, për këtë të hënë, këshilli ministrave do të ndryshojë 4 pika të kodit penal
“Kur një që person që vjedh mund të negociojë dhe kësisoj të gjejë një kartë falas të daljes nga burgu si në lojën e monopolit, kjo është e papranueshme. Në Itali ku ka një popullsi të burgosurish prej rreth 50 mijë personash, në burg për korrupsion me vendim të formës së prerë janë 257 persona, e gjej këtë të papranueshme. Kështu që edhe koha e gjykimit për këta persona do të zgjatet, si dhe do të bëhet më e thjeshtë procedimi i konfiskimit të të mirave të atij personi. Së katërti, i dënuari do të duhet të kthejë dëmin deri në qindarkën e fundit.”- tha Renzi.
Italia mbetet njëri ndër vendet me nivel të lartë të korrupsionit, dhe njëra ndër sfidat e Renzit përpos asaj të prodhimit të vendeve të punës është lufta nda këtij fenomeni.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO