OTRANTO- Guardia di Finanza gjatë një operacioni në ngushticën e Otrantos ka sekuestruar një sasi prej 381 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Policia gjatë një patrullimi në Otranto ka vërejtur lëvizjen e një mjeti të dyshimtë në ujërat territoriale italianë duke u vendosur menjëherë në lëvizje për ndalimin e tij.

Pas ndjekjes nga forcat e Guardia di Finanza-s, trafikantët braktisën në breg të detit gomonen 6 metra të gjatë duke u larguar në drejtim të paditur me ndihmën edhe të errësirës.

Ndërsa policia konstatoi se në gomone ishin 12 çanta të mbushura me marijuanë.

Pesha e lëndës narkotike arrin 381 kg dhe kishte destinacion tregun italian.

Policia ka bllokuar gomonen dhe lëndën narkotike, ndërkohë që ka shpallur në kërkim edhe poseduesit.

Sipas të dhënave të para dyshohet se gomonia vinte nga bregu shqiptar.

Dylber Balla/ Shqiptarja.com