ROMË, 21 nëntor /ATSH-AFP/ - Italia do që të vlerësojë patrimonin e saj kulturor, një armë e fuqishme që mund të ndihmojë vendin që të rinisë rritjen ekonomike, deklaroi sot ministri i Kulturës, Dario Franceschini, duke përshkallëzuar një seri iniciativash.
"Ne kosiderojmë që kapaciteti i Italisë për të tërhequr turistët lidhet me kulturën, një armë e fuqishme në favor të rritjes ekonomike dhe të krijimit të punës", deklaroi ministri para medias së huaj në Romë.
"Italia është në krye të vendeve që të huajt kërkojnë të vizitojnë. Bota është plotë me njerëz që duan të vishen si italianë, të hanë si italianë, të vijnë të paktën një herë në Itali", insistoi ai.
Ministri vlerësoi se vendi deri tani nuk kishte investuar siç duhej në këtë fushë, por premtoi se kjo do të ndryshojë.
Italia krijoi vitin e kaluar "art bonusin", që i mundëson kompanive dhe individëve të përfitojnë nga një ulje fiskale prej 65 për qind mbi shumat e ardhura nga të mirat kulturore (restaurim i një monumenti, mirëmbajtje e një muzeut etj.).
Për të tërhequr publikun në rreth 4 000 muzetë e veta, Italia ka vendosur që për të gjitha të dielat e para të muajit hyrja në to të jetë falas.
"Që kur kjo masa hyri në fuqi në 1 korrik, kemi regjistruar një rritje me 7 për qind të të ardhurave në muze dhe një rritje prej 6 për qind të numrit të vizitorëve", theksoi Franceschini./
/G.S/









