TERAMO (Itali) - Rrëmbehet dhe mbahet peng për disa orë një 27-vjeçare shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në krahinën e Teramos në Itali, gjatë mëngjesit të ditës së mërkurë (28 gusht 2013).
Siç bën të ditur media e shtetit fqinj, Italisë, ngjarja ka ndodhur në rreth orës 5:00 të mëngjesit, kur dy shqiptarë kanë shpërthyer derën e apartamentit ku rrinte vajza e re, emri i së cilës nuk është bërë i ditur.
Bashkë me të renë ishte dhe një burrë, po shqiptar.
Dy rrëmbyesit e kanë goditur këtë të fundit dhe më pas me forcë e kanë futur vajzën e re në makinë dhe janë larguar me shpejtësi.
Personi i cili ndodhej me vajzën e re, pas rrëmbimit të saj ka njoftuar menjëherë policinë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Pas marrjes së detajeve në lidhje me makinën e rrëmbyesve, karabinierët janë vënë në ndjekje të tyre. Por pa kaluar mesdita rrëmbyesit e kanë lënë të lirë vajzën shqiptare dhe janë larguar duke humbur gjurmët.
E reja është marrë në pyetje nga policia në lidhje me autorët dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje. Deri më tani janë ende mister shkaqet e rrëmbimit ndërkaq pritet arrestimi i të dyshuarve për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com