SAVONA - Policia italiane ka bërë të mundur sekuestrimin e 2 kg heroinë në Savona të Italisë, ndërsa ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, posedues të saj. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave në pranga të policisë ka rënë shqiptari S.L. 58 vjeç, banues në Torino.
 
Mësohet se arrestimi i 58 vjeçarit është bërë në një lokal, ku kishte ndaluar, ndërsa sasia e drogës iu gjet e fshehur poshtë sediljeve të automjetit.
 
Arrestimi i tij erdhi pas informacioneve në rrugë operative, ndërsa sipas mediave italiane, nëse droga do të bënte përfundonte në treg, vlera e saj do të ishte 400 mijë euro.
 
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të linjës së trafikut.

droga me logo
(Në foto: Sasia e heroinës së kapur)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)