Itali/ Shiste drogë në rrugët e Milanos, kapet me 115 gramë kokainë 20-vjeçari shqiptar. Dozat të fshehura në priza elektrike dhe sedile

Itali/ Shiste drogë në rrugët e Milanos, kapet me 115 gramë kokainë 20-vjeçari shqiptar. Dozat të fshehura në priza elektrike dhe sedile

Foto ilustruese

Milano- Skuadrat e policisë së Milanos lokalizuan mbrëmë (12 Gusht) dhe prangosën një të ri me origjinë shqiptare, nën akuzën e shitjes së drogave të forta nëpër qytet.

Aksioni u zhvillua në zonën e “Porta Venezias”, pak para orës 22:00, teksa oficerët në shërbim vunë re 20-vjeçarin, emri i të cilit nuk u bë i ditur, duke drejtuar një makinë të vogël të regjistruar në një kompani që i lëshonte me qira dhe ishte ndalur në Palestro. Agjentët dyshuan se ai po priste dikë për biznes ilegal.

Brenda pak minutash, një 36-vjeçar italian ka zbritur nga një pallat aty pranë dhe ka hipur në makinë për të dalë pas pak çastesh: menjëherë policia e ka ndaluar për kontroll, duke verifikuar se sapo kishte blerë një gram e gjysmë kokainë, duke i paguar 70 euro. Prandaj oficerët ndaluan menjëherë edhe drejtuesin e makinës, duke gjetur në kabinën e dorezës 20 doza me peshë totale 22 gramë kokainë, të fshehura brenda dy prizave elektrike.

Kurse në një qese tjetër, në sedilen e pasme, 44 mbështjellëse me 93 gramë kokainë. 20-vjeçari njihej si i pastrehë, teksa me vete u gjetën edhe 830 euro cash, të cilat iu sekuestruan dhe dyshohen si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Shqiptari po i nënshtrohet hetimeve, për të zbuluar rrjetin kriminal me të cilin bashkëpunonte për furnizimin me mallin e shtrenjtë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Nuk përmbushën detyrat në luftën kundër kanabisit, përjashtohen 4 efektivë policie në Pukë, mes tyre edhe ish-shefi i komisariatit Fiqiri Dani

Nuk përmbushën detyrat në luftën kundër kanabisit, përjashtohen 4 efektivë policie në Pukë, mes tyre edhe ish-shefi i komisariatit Fiqiri Dani