Itali, shkatërrohet banda e drogës
në pranga shqiptarë e italianë

VIÇENZA - Më shumë se 70 efektivë policie kanë marrë pjesë në operacionin e koduar “Shefiri”, që është zhvilluar në Viçenza të Italisë, duke ekzekutuar 13 urdhër-arreste, nëntë prej të cilëve janë çuar në burg ndërsa katër të tjerë janë arrest në shpi.

Operacioni antidrogë ka shkatërruar një organizatë të shpërndarjes së lëndëve narkotike që përbëhej nga shqiptarë, italianë dhe marokenë.

Gjatë këtij operacioni janë hetuar 118 persona, ndërsa janë vërtetuar rreth 3 mijë raste të shitjes së lëndëve narkotike. Që nga nëntori i 2012 e deri në maj të 2013, policia kishte mbajtur nën vëzhgim 21 persona, ndërsa janë sekuestruar 50 kilogramë drogë të llojeve, kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë, shkruan ANSA.

Operacioni është drejtuar nga Paolo Pecori, i cili ka zbuluar edhe skemën e organizimit të këtij grupi kriminal. Sipas policisë, të arrestuarit qarkullonin më shumë se 1 milionë euro lëndë narkotike në zonën e Viçenzas.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë