Itali, shkatërrohet banda
shqiptaro-italiane e drogës

Itali, shkatërrohet banda<br />shqiptaro-italiane e drogës
REXHIO EMILIA - Shitja e kokainë dhe kanabis sativa ka çuar në pranga shtatë shqiptarë dhe dy italianë. Policia e Rexhio Emilias, gjatë operacionit "Boiardo" ka shkatërruar një organizatë kriminale, të përbërë nga disa të rinj shqiptarë dhe italianë.

Hetimet kishin nisur që në verën e vitit 2012, kur një mekanik italian nga Rexhio Emilia, kishte treguar për policinë se, nga varësia e kokainës, kishte hyrë në borxhe në bankë.

Në pranga janë vënë, Erbet Hysa, Ermal Elezi, Gjergj Sefgjini, Klajdi Hysa, Marsel Shpijati, Tauland Lila, Vinson Fati, Mattia Gabrielli, Maurizio Andreasi Bassi, të cilët akuzohen se kanë shitur qindra doza lëndë narkotike, kokainë dhe kanabis sativa.

itali droga 1Policia tha se ka  dokumentuar qindra raste të shitjes së drogës, të cilën e blinin “djemtë e baballarëve. Policia e Rexhio Emilias, i kishte nisur arrestimet që në muajin gusht të 2012 duke i përfunduar ditën e djeshme, me arrestimin e të fundit të të dyshuarve si pjesëtar në këtë rrjet trafiku.

Ndaj të gjithë të arrestuarve është ngritur akuza e shitjes së lëndëve narkotike.
 
(Në foto: Sendet e sekuestruara nga policia italiane)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret