ITALI - Policia Kufitare në Itali ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me emigracion të paligjshëm të shqiptarëve në Britani. Në pranga kanë përfunduar 13 persona. Hetimet për këtë organizatë kriminale kanë filluar që në tetor të vitit 2012 dhe sipas autoriteteve italiane në të bënin pjesë italianë, shqiptarë si dhe rumunë. Nga hetimet del se kjo organizatë dërgonte në Britani 5-7 njerëz në javë kundrejt një pagese prej 6 mijë euro secili.
Në listën e të arrestuarve është dhe një 40-vjeçar shqiptar, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Në listën e të arrestuarve është dhe një 40-vjeçar shqiptar, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

VIDEO











