ITALI - Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë, të akuzuar për trafik droge. Sipas heteimeve të Guardia di Finanza, dy prej tyre (vëllezër) ishin pjestarë e një bande të strukturuar mirë dhe e implikuar në trafikun e heroinës dhe kokainës.

Dy vëllezërit shqiptar të arrestuar nga Guardia di Finanza banonin në qytezën e Cologne ne provincën e Brescias në Itali, ku dhe ishin plotësisht të integruar me jetën e komunitetit prej vitesh. Por sipas njoftimeve të policisë italiane J.M 34 vjeç dhe A.M 30 vjeç, të dy vëllezërit, ishin pronarët e një firme ndërtimi,gjë që i shërbente më së miri mbulimit që i bënin aktivitetit të tyre si trafikant heroine dhe kokaine. Gjithashtu në prangat e Guardia di Finanza ka rënë edhe shtetasi shqipëtar A.F, 39 vjeç, që ishte i rekrutuar nga vëllezërit e sipërpërmendur si “korier” dhe që merrej në mënyre specifike me shpërndarjen e drrogës “shtëpi për shtëpi” ne veri të italisë.

Këto arrestime të fundit nga Guardia di Finanza ishte mbyllja e një opercioni të nisur qysh prej janarit të këtij viti, në kuadër të shkatërrimit të një bande të heroinës dhe kokainës në provincën e Brescias. Bilanci i të tre aksioneve blitz të Guardia di Finanza është: 10 të arrestuar, 50 mijë euro para kesh, 9 autovetura luksoze (midis tyre një Porsche Cayenne, një Mercedes Cls e një Clk dhe një BMË 535D), karta krediti të shumta, telefona celularë dhe llogari bankare prej 30 mijë eurosh. Gjithashtu gjatë këtyre aksioneve është zbuluar dhe sekuestruar në qytezën e Flero (po në provincën e Brescias) një laborator për prerjen dhe përgatitjen e kokainës.

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)