BRINDISI, Itali – Kanë mbetur të bllokuar në portin e Brindisi-t që prej pasdites së djeshme – dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë aty deri sonte në darkë – 245 pasegjerët, kryesisht shqiptarë, të një trageti i cili duhej të nisej mbrëmë rreth orës 23:00 me drejtim qytetin e Vlorës. Por trageti nuk është nisur asnjëherë pasi, me kërkesë të autoriteteve portale të Brindisi-t, gjykata ka vendosur mbrëmë vonë sekuestrimin preventiv të anijes, e quajtur Ionian Spirit. Shkak është pagesa tarifore prej 300 mijë Euro që shoqëria e lundrimit i detyrohet autoriteteve portale.
Pasegjerët që në momentin e sekuestrimit kishin hipur tashmë në bordin e Ionian Spirit të shoqërisw Agoudimos Lines – burra, gra e fëmijë – janë detyruar të kalojnë natën në anijen Red Star 1, e cila ndodhej në të njëjtin port, e do të qëndrojnë aty në pritje të nisjes së saj që parashikohet të ndodhë mbrëmjen e sotme, bëjnë të ditur për median italiane autoritetet e Portit të Brindisi-t.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com