Itali/ Shpëtoi fqinjët nga rrënojat pas tërmetit, mediat italiane jehonë muratorit shqiptar: Heroi kurajoz në një natë frike

Një ditë pas tërmetit 4.8 ballë që goditi Italinë, mediat vendase i japin jehonë një shqiptari që u kthye në heroin kurajoz të ditës. Gazmed Hysenaj, nga Fieri, emigrant në Itali me profesion murator, shpëtoi dje fqinjët e tij të cilët kishin mbetur nën rrënojat e banesës të shembur nga tërmeti.

Në shkrimin  e gazetës italiane La Republicca, thuhet se shqiptari ka mbërritur vetëm 1 vit më parë në Itali, por kjo se pengoi që në mes të natës, të vrapojë për të shpëtuar fqinjët pasi dëgjoi ulërimat e tyre.

“Qyteza Zafferana Etnea me fraksionin e saj Fleri, është një nga më të dëmtuara.  Ndër rreth 9 mijë banorë që jetojnë në këtë komunë, 186 janë emigrantë shqiptarë.  E mes tyre është dhe shqiptari nga Fieri Gazmend Hysenaj, me profesionin murator. Janë heronjtë e rastësishëm të Flerit, qytezës më të goditur nga tërmeti. Në zemër të natës, të mbijetuar nga lëkundja e fortë sizmike, vrapuan të shpëtojnë fqinj, miq e familjarë.

Një prej tyre është shqiptari nga Fieri, Gazmend Hysenaj, i cili ka mbërritur në Itali vetëm një vit më parë, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjen e tij.  Gazmendi rrëfen se është zgjuar në mes të natës nga të qarat e fëmijëve të tij e ulërimat e komshiut.”-shkruan gazeta italiane.

Më tej është vetë protagonisti i historisë, shqiptari hero që rrëfen çastet e tmerrit.

“Janë momente që s’ mbarojnë kurrë. Mora gruan e tre fëmijët në krah e i nxora në rrugë me shpejtësi. Por fqinji vazhdonte të thërriste, “më shpëtoni, ndihmë, kam mbetur i bllokuar në gërmadha. Porta e banesës së tij ishte e bllokuar. U mundova ta hap duke e shtyrë me trup por ishte e pamundur. Në atë moment një tjetër lëkundje tërmeti na trembi. Mora tulla e gurë të rrëzuar që gjeta përreth e fillova ta shkatërroj portën, munda të shpërthej e të ndihmoj fqinjin tim të dalë i gjallë nga gërmadhat e banesë”, -tregon Hysenaj.

Artikulli i gazetës La Republicca për Gazmed Hysenaj, shqiptari hero nga Fieri që shpëtoi fqinjët italianë nga tërmeti

Gazetari i La Republicca, shkruan se mes gërmadhave në Catania, ka takuar të tjerë shqiptarë.

“Mes gërmadhave të tërmetit në Katania, takova burra e gra të kthyer në heronj të ditës në një natë frike, Një shqiptar, një bukëpjekës e shumë të tjerë kurajozë. Është Italia që reziston”,-thuhet në artikull.

Një tërmet i fuqishëm goditi dje Siçilinë dhe Katanian,  në zonën e vullkanit më aktiv të Europës, Etna. Mbi 600 banorë ngelën pa shtëpi, 28 të tjerë u plagosën, ndërkohë që Etna vazhdon të jetë aktiv.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë