Ervin Baku për Report Tv: Maqedonia e eliminoi nga Kupa e Botës, ne do ta mundim në ndeshjen e parë të grupit B! Ja si e parashikon rezulatin

Dortmundi sot flet shqip. Mijëra shqiptarë ndodhen atje. Nuk janë me Gjermaninë, as Italinë, a Holandën, por kombëtaren e zemrës ‘Shqipërinë’ e cila sot në 21:00 në stadiumin “Signal Iduna Park” luan kundër kundër Italisë.

Nga të gjitha parashikimet stadium do të flakërojë kuq e zi.

“Sot është një natë e madhe.  Janë 50 mijë shqiptarë, 12 mijë italianë e 4 mijë gjermanë. Do na duket si Air Albania’ thotë Ervin Baku gazetari i njohur sportive në një intervistë telefonike me Report Tv.

Vetë është shpresë plotë por dhe ëndrra është e madhe që “Shqipëria do e kalojë grupin dhe kombëtarja jonë të jetë surprizë e EURO 2024’

“E bëri Greqia në 2004 pse të mos e bëjmë dhe ne. Gjëndja e lojtarëve është shumë e mirë dhe në harmoni të plotë. Kanë  takuar dhe familjarët nga të cilët ishin ndarë që kur luajtën në miqësore. Gjithçka është në sintoni të plotë”

Futbolli është sporti më magjik i çmendur që lejon të ëndrrosh.

“Ka ardhur momenti që Shqipëria të bëjë gjëra të mëdha” thotë Baku me entuziazmin që të japin këto momente.

Jep dhe një parashikim

Maqedonia e elimioni Italinë nga kupa e botës, Shqipëria do ta mundë në ndeshjen e parë të grupit B

Rezultati?
Itali – Shqipëri 0- 1 dhe Dortmundi 'do të digjet' nga festa

Fundja “Nuk ka asgjë të keqe nga ëndrrat. Bëhen realitet nëse vërtet I do”

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Debati për mikrokreditë, a është Gazmend Bardhi avokati i interesit të përmbaruesve?

Debati për mikrokreditë, a është Gazmend Bardhi avokati i interesit të përmbaruesve?