Në zonën ku ndodhi tërmeti katastrofik në Itali jetojnë 48 shqiptarë, të regjistruar zyrtarisht. Report Tv ka mundur të marrë dëshmi nga 2 prej shqiptarëve që ndodhën në zonën ku ndodhi termeti me 73 të vdekur dhe mbi 150 të tjerë që raportohet të zhdukur.
Shqiptarët tregojnë për tmerrin e përjetuar pas lëkundjeve të njëpasnjëshme sizmike.
Naun Tako jeton në në zonën e Periugias. Ai pohon për Report Tv se në radhët e komunitetit shqiptarë që jeton në këtë zonë, nuk ka informacion për të vdekur apo të plagosur. Po ashtu, ai ka treguar edhe mënyrën sesi i ka përjetuar me familjen 30 sekondat e tmerrit.
Sipas tij, lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta dhe se i ka gjetur të papërgatitur banorët e zonës, por edhe sizmologët, ndërkohë që tregon 30 sekondat e tmerrit që ai dhe familja ka përjetuar. Ai shton se zona ku kanë rënë tërmetet janë sizmike.
“Ne ishim duke fjetur gjumë dhe kemi ndier një goditje të fortë sikur po na shkulnin shpinë, lëkundja vazhdoi për 21 sekonda. Dolëm të gjithë jashtë. Ishte një moment i vështirë dhe të frikësuar kemi qëndruar jashtë për 30 minuta. Në orën 04:35 ka qenë goditja e fortë rreth 4.5 ballë. Në këto zonë ku jemi nuk ka viktima. Komshiu ka një çarje të shtëpisë. Me fisin dhe ata që ishin atje nuk ka të vdekur, kjo është një zonë sizmike”, tha ai.
Ndërkohe një tjetër shqiptare, Inva Goxhaj, që jeton në zonën e Norcias, vetëm 20 km nga epiqendra e termetit në Itali, pohon për Report TV tmerrin që përjetoi gjatë lëkundjeve sizmike.
“Jetoj 20 km larg zones së prekur nga tërmetet. 2-3 goditje ishin të fuqishme, na zgjuan nga gjumi. Vrapuam menjëherë jashtë. Na u ofrua menjëherë ndihma e nevojshme. Kemi degjuar lëkundje edhe gjatë ditës. Në zonat e prekura jetojnë rreth 5 familje shqiptare”, deklaroi ajo.
MPJ: Në zonat e prekura jetojnë 48 shqiptarë
Ministria e Punëve të Jashtme ka raportuar mesditën e së mërkurës, se pesë shqiptarë kanë mbetur të plagosur nga tërmetet në Itali. Sipas ministrisë së jashtme shqiptarët t plagosur janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në një lidhje telefonike për Report TV, zëdhënësi i MPJ, Glevi Dërvishi deklaroi se në zonat e prekura jetojnë 48 shqiptarë, të regjistruar zyrtarisht.
“48 shqiptarë janë të regjistruar zyrtarisht si rezidentë në zonat ku kanë ndodhur termetet në Itali.” deklaroi Dervishi.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO